Foto nga VCG
Çmimet me shumicë të prodhimeve bujqësore në Kinë shënuan rënie gjatë javës nga 13 në 19 tetor.
Gjatë kësaj periudhe, indeksi i çmimeve të prodhimit të fermave të vendit ra në 118.56, duke rënë 1.78 pikë nga një javë më parë dhe duke u ulur me 9.56 pikë në bazë vjetore, citon “Xinhua” të dhënat nga Ministria e Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale.
Çmimi mesatar i shitjes me shumicë të mishit të derrit ra me 1.7 për qind në 21.50 juanë (rreth 3 dollarë amerikanë) për kilogram, një rënie prej 35.2 për qind në bazë vjetore.
Çmimi i vezëve u ul me 3.6 për qind nga java e kaluar në 10.66 juanë për kilogram, një rënie me 10 për qind nga e njëjta periudhë e vitit 2022.
Gjatë së njëjtës periudhë, çmimi mesatar me shumicë i 19 perimeve të monitoruara nga qeveria ra 2.3 për qind në 3.79 juanë për kilogram në baza javore, duke rënë me 13.1 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Shifra mesatare për gjashtë fruta kryesore u rrit me 0.6 për qind në bazë javaore dhe u rrit me 0.3 për qind në bazë vjetore, sipas të dhënave. (Irma)