Kina bën përparim në shpimin e pusit më shumë se 10.000 metra të thellë
2023-10-27 15:21:35

Foto nga stdaily.com

Shënohet përparim në shpimin e pusit të parë të kërkimit shkencor të Kinës me një thellësi mbi 10.000 metra, i cili ndodhet në fushën e naftës Tarim në Rajonin Autonom të Xinjiang Ujgur të Kinës veriperëndimore.

“Shpimi ka arritur një thellësi prej 8056 metrash. Pas kalimit të shenjës 8000 metra, makineria duhet të përballojë sfida të tilla si temperaturat prej më shumë se 155 gradë celsius dhe presioni 1100 herë më shumë se presioni atmosferik”,- deklaroi Wang Chunsheng, ekspert teknik i përfshirë në eksplorim, citon “Xinhua”.

Gropa ka një thellësi të projektuar prej 11.100 metrash dhe ndodhet në brendësi të shkretëtirës Taklimakan, shkretëtira më e madhe në Kinë.

Pajisjet, duke përfshirë objekte shpimi dhe tuba që peshojnë më shumë se 2000 tonë, do të futen thellë në Tokë gjatë procesit të shpimit, duke depërtuar në më shumë se 10 shtresa kontinentale, duke përfshirë sistemin Kretak.

Pellgu Tarim është një nga zonat më të vështira për t'u eksploruar për shkak të mjedisit të tij të ashpër tokësor dhe kushteve të komplikuara nëntokësore. (Irma)