Ukraina nis bisedimet me Moldavinë dhe Rumaninë për korridorin e gjelbër për eksportet e grurit
2023-10-27 15:23:35

Foto nga VCG

Ukraina ka nisur bisedimet me Moldavinë dhe Rumaninë për krijimin e një korridori të gjelbër për eksportet e grurit, njoftoi Ministria ukrainase për Komunitetet, Territoret dhe Zhvillimin e Infrastrukturës, citon “Xinhua”.

Korridori i gjelbër i projektuar do të lidhë pikat e kalimit kufitar rrugor të Renit në Ukrainë, Giurgiulesti në Moldavi dhe Galati në Rumani në rrugën nga Ukraina në portet detare në Rumani.

Korridori i gjelbër parashikon lehtësimin e procedurave të kalimit të kufirit dhe rikonstruksionin e autostradës Reni-Galati.

Sipas planit të qeverisë ukrainase, krijimi i këtij korridori do të rriste kapacitetin e pikës kufitare Reni-Giurgiulesti nga 50 kamionë në 250 kamionë në ditë. (Irma)