Foto nga VCG
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se fillimi i bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Evropian këtë vit është prioritet kryesor për vend, njoftoi shërbimi i shtypit presidencial, citon “Xinhua”.
“Për Ukrainën, ky është një prioritet kryesor, të jetë gati për një vendim politik për të filluar këtë vit negociatat për anëtarësimin në BE”,- tha Zelensky përmes një lidhjeje video në një takim të Kolegjit të Komisionit Evropian.
Aktualisht, Ukraina po zbaton shtatë rekomandimet e Komisionit Evropian sa më shpejt që të jetë e mundur për të mundësuar një vendim politik për të hapur rrugën për negociatat e anëtarësimit, tha Zelensky.
Në veçanti, sipas tij, Ukraina po zbaton reformën e drejtësisë kushtetuese dhe po forcon përpjekjet kundër korrupsionit.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shprehu mbështetjen e saj për anëtarësimin e Ukrainës në BE.
Në qershor 2022, liderët e BE-së pranuan Ukrainën si një kandidate për anëtarësim në bllok. (Irma)