Dërgesa e katërt e ndihmave mbërrin në Rripin e Gazës
2023-10-27 11:18:33

Foto nga VCG

Një dërgesë e katërt me 20 kamionë të ndihmave kaloi përmes kalimit Rafah nga Egjipti në Rripin e Gazës.

“Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze dhe Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) kanë marrë furnizimet me ndihma”,- deklaroi Khaled Zayed, kreu i Gjysmëhënës së Kuqe Egjiptiane në Sinain e Veriut, përcjell “ATSH”.

Sipas tij, furnizimet përfshijnë ilaçe, formulat e qumështit për foshnjat dhe ujë.

Që nga e shtuna, 74 kamionë me ndihma janë dorëzuar në Rripin e Gazës.

Ndihma ofrohet nga Egjipti, vende të tjera dhe agjencitë e OKB-së.

Të paktën 32 avionë të ndihmës ndërkombëtare kanë mbërritur në aeroportin “Al-Arish” që nga 12 tetori.

Izraeli ka vendosur një rrethim të plotë në Gaza që nga sulmi terrorist i 7 tetorit nga militantët e Hamasit, duke bllokuar ushqimet, karburantin, ilaçet, ujin dhe furnizimet e tjera thelbësore, e cila mund të çojë në një katastrofe humanitare. (Irma)