Kina do të organizojë dy festivale teatrore në nëntor
2023-10-27 11:14:51

Foto nga VCG

Festivali i 8-të i Teatrit të Kampusit në Kinë dhe Festivali i 27-të i Teatrit “BeSeTo”, i cili mbledh produksione nga brenda dhe jashtë vendit, do të zhvillohen njëkohësisht nga 11 deri më 30 nëntor, në metropolin jugor kinez të Shenzhen, njoftoi Shoqata e Teatrit të Kinës, organizatore e eventeve, citon “Xinhua”.

Festivali i Teatrit të Kampusit në Kinë, i cili mbahet çdo dy vjet, do të shfaqë 19 prodhime që përfshijnë stile të ndryshme teatrale, duke përfshirë dramën, operën tradicionale kineze, muzikalët, teatrin për fëmijë dhe teatrin e kukullave. Gjithsej 12 prodhime nga vende duke përfshirë Kinën, Republikën e Koresë, Japoninë, Gjeorgjinë dhe Bullgarinë do të shfaqen në Festivalin e Teatrit “BeSeTo” të këtij viti.

Sipas organizatorit, përveç shfaqjeve, “BeSeTo” do të ketë edhe një forum për njerëzit e përfshirë në industrinë ndërkombëtare të teatrit. (Irma)