Li Keqiang ndahet nga jeta
2023-10-27 23:20:31

foto nga Xinhua

Li Keqiang, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit të 17-të, të 18-të dhe të 19-të Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) dhe ish-kryeministër i Kinës, u nda nga jeta të premten në Shangai, në moshën 68 vjeçe.

Li vdiq nga një atak i befasishëm zemre në orën 00:10 të së premtes pas dështimit të të gjitha përpjekjeve të shpëtimit, sipas një nekrologjie zyrtare të publikuar të premten.

Li vlerësohet si një anëtar i shkëlqyer i PKK-së, ushtar komunist besnik e i testuar nga koha dhe një revolucionar proletar, burrë shteti dhe lider i shquar i Partisë dhe i shtetit.

Nekrologjia u publikua bashkërisht nga KQ i PKK-së, Komiteti i Përhershëm i Asamblesë Popullore Kombëtare, Këshilli i Shtetit dhe Komiteti Kombëtar i Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez.