Perspektiva ekonomike globale, FMN: Shqipëria mbetet mbi mesataren europiane
2023-10-27 15:06:58

Foto nga VCG

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar raportin “Perspektiva ekonomike globale”, ku parashikimi bazë është që rritja globale do të ngadalësohet nga 3% në 2023 në 2.9% në 2024, shumë më poshtë mesatares historike të dekadave të fundit prej 3.8%, raporton “RTSH”.

Ekonomitë e përparuara pritet të ngadalësohen nga 1.5% në 2023 dhe 1.4% në 2024, ndërkohë që politikat shtrënguese do të fillojnë të ndihen. 

Tregjet dhe ekonomitë në zhvillim parashikohet të kenë një rënie të papërfillshme duke mbetur në nivelin e 4% për vitet 2023 dhe 2024, ndërkohë që inflacioni global parashikohet të bjerë në mënyrë të qëndrueshme, nga 8.7% në 2022 në 6.9% në 2023 dhe 2025. 

Lidhur me prespektivën e ekonomisë shqiptare, ritmet e rritjes do të zbehen me 0.3% në vitin 2024 duke prekur nivelin e 3.3%, më lart se mesatarja e ekonomive të zhvilluara europiane të cilat parashikohen mesatarisht në nivelin e 1.2%.

Sipas raportit, ekonomia mbetet ende subjekt i pasigurive. Rritja e partnerëve tregtarë vazhdon të jetë më e ngadaltë nga sa pritej ç'ka mund të ndikojë në eksportet dhe rritjen e ekonomisë shqiptare. 

Një përshkallëzim i konfliktit Rusi-Ukrainë dhe moti i pafavorshëm që ndikon në prodhimin e energjisë mund të godasë furnizimin me energji, thuhet në raport. Nga ana tjetër, ekonomia mund të shfaqë aftësi përshtatëse, e nxitur edhe nga një vrull i fortë i industrisë së turizmit.

FMN-ja vlerëson se ndërprerjet në tregtinë globale të mallrave, për shkak të situatave gjeopolitike, mund të ndikojnë në rritjen e çmimeve, si dhe në aktivitetin ekonomik dhe tranzicionin e energjisë së gjelbër. (Irma)