Policia vazhdon kërkimet për autorin e dyshuar për vrasjen e 18 personave
2023-10-27 15:42:05
Foto nga VCG
Policia vazhdon kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar për vrasjen e 18 personave dhe plagosjen e 13 të tjerëve, në qytetin Lewiston, në shtetin e Meinit.
Qindra punonjës policie janë vënë në kërkim të 40 vjeçarit Robert Card, rezervist i ushtrisë amerikane, i trajnuar për përdorimin e armëve, i cili hapi zjarr rreth orës 7 të mbrëmjes me orën lokale, të mërkurën, në një bar sportiv.
Sipas të dhënave paraprake, ai kishte probleme të shëndetit mendor dhe i ishte nënshtruar një trajtimi për afro 2 javësh para disa muajsh. Nuk janë dhënë më tepër detaje mbi trajtimin apo gjendjen e tij.
Lajmet Kryesore