BQE-ja përshëndet qëndrueshmërinë e ekonomisë greke
2023-10-27 14:59:32

Foto nga VCG

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, përshëndeti qëndrueshmërinë e ekonomisë greke, pas tejkalimit të sfidave të shumta që nga dekada e kaluar.

Ndërsa iu drejtua një eventi të organizuar në Bankën Qendrore të Greqisë, Lagarde kujtoi krizën e borxhit në vitin 2009, rregullimin fiskal dhe reformat strukturore në Greqi, si dhe ndikimin e pandemisë.

Sipas saj, pavarësisht pengesave, qëndrueshmëria e vendit ka qenë e jashtëzakonshme edhe në kohët më të vështira, raporton “Xinhua”.

“Ky shembull mund të shërbejë si një frymëzim për të gjithë ne, pasi luftojmë me një botë më të paqëndrueshme dhe sfidat e shumta që ajo sjell”,- tha Lagarde. (Irma)