UNICEF: Shkalla e vdekjeve dhe lëndimeve të fëmijëve në Gaza është tronditëse
2023-10-26 15:51:22

Foto nga VCG

Drejtoresha rajonale e UNICEF-it në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Adele Khodr, ka deklaruar se shkalla e vdekjeve dhe lëndimeve të fëmijëve në Gaza është tronditëse.

Khodr i ka kërkuar Izraelit dhe Hamasit të bien dakord për një armëpushim të menjëhershëm dhe të lejojnë ndihmën për enklavën, citon “RTSH”.

“Numri i viktimave të fëmijëve është një njollë në rritje në ndërgjegjen tonë kolektive. Vrasja dhe gjymtimi i fëmijëve, rrëmbimi i fëmijëve, sulmet në spitale dhe shkolla dhe mohimi i aksesit humanitar përbëjnë shkelje të rënda të të drejtave të fëmijëve”, - tha ajo.

UNICEF-i u bën thirrje urgjentisht të gjitha palëve që të bien dakord për një armëpushim, të lejojnë aksesin humanitar dhe të lirojnë të gjithë pengjet. “Edhe luftërat kanë rregulla. Civilët duhet të mbrohen – veçanërisht fëmijët – dhe duhet të bëhen të gjitha përpjekjet për t'i kursyer ata në të gjitha rrethanat”,-  tha Khodr. (Elona)