Foto nga VCG
Qeveria qendrore kineze do të emetojë 1 trilion juanë (rreth 139.3 miliardë dollarë amerikanë) në obligacione shtetërore shtesë në tremujorin e katërt për të mbështetur rindërtimin e zonave të goditura nga katastrofat natyrore, bën të ditur “Xinhua”.
Obligacionet do t'i kalojnë pushtetit vendor. Gjithsej 500 miliardë juanë do të përdoren këtë vit dhe 500 miliardë juanë të tjerë do të barten vitin e ardhshëm.
Fondet do të përdoren në tetë fusha kryesore, duke përfshirë rindërtimin e zonave të goditura nga fatkeqësitë, projektet kryesore të kontrollit të përmbytjeve, përmirësimin e kapaciteteve emergjente për përballimin e fatkeqësive natyrore. Emetimi i obligacioneve do të zgjerojë raportin e deficitit buxhetor të vendit për vitin 2023 në rreth 3.8 për qind. (Elona)