Kancelari gjerman përsërit mbështetjen afatgjatë për Ukrainën
2023-10-26 10:47:14
Foto nga VCG
Kancelari Olaf Scholz përsëriti zotimin e Gjermanisë për mbështetje afatgjatë ndaj Ukrainës, duke përfshirë rindërtimin, përballë agresionit të Rusisë.
“Ukraina mund të mbështetet te Gjermania”,- tha Scholz në Forumin e 6-të Ekonomik Gjermano-Ukrainas në Berlin.
Presidenti ukrainas,Volodymyr Zelensky, tha në një përshëndetje përmes videos se Gjermania është një partner i besueshëm i Ukrainës, citon “ATSH”.
Zelensky nënvizoi potencialin e madh të bashkëpunimit ekonomik, ku prioriteti kryesor është zgjerimi i sektorit të mbrojtjes. (Elona)
Lajmet Kryesore