Foto nga VCG
Të mërkurën, përfaqësuesi nga Luiziana Mike Johnson u zgjodh kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së me mbështetje unanime nga të 220 anëtarët republikanë të pranishëm, duke kaluar 215 votat e kërkuara për të fituar.
Procesi i zgjedhjes së kryetarit kaloi shumë zigzage, ndërsa disa republikanë të tjerë, duke përfshirë udhëheqësin e shumicës Steve Scalise dhe anëtarë si Jim Jordan dhe Tom Emmer, ose u tërhoqën, ose nuk u pranuan si kandidatë për shkak të mungesës së mbështetjes a të ndarjeve brenda partisë.
Johnson, i cili ka qenë në Kongres që nga viti 2017, është i katërti republikan i propozuar për këtë post që kur Kevin McCarthy u largua tre javë më parë, dhe nuk ka pasur përvojë të mëparshme në udhëheqjen e Dhomës së Përfaqësuesve.