Kina shpall ndihmën humanitare me ushqime e ilaçe për Gazën
2023-10-26 21:36:03
Punonjësit e Agjencisë së OKB-së për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërme paketojnë ilaçe për spitalet në Gazë, më 25 tetor 2023 / CFP
Qeveria kineze do t’i ofrojë Gazës një tjetër kontingjent ndihmash urgjente humanitare me vlerë prej afro 2.05 milionë dollarësh amerikanë, përfshirë ushqime dhe ilaçe, tha të enjten Xu Wei, zëdhënësi i Agjencisë së Bashkëpunimit për Zhvillimin Ndërkombëtar të Kinës.
Kina ka ofruar 1 milion dollarë amerikanë në para përkatësisht nëpërmjet Agjencisë së OKB-së për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërme dhe Autoritetit Kombëtar Palestinez, tha Xu. (Wang Lei/ Artan)
Lajmet Kryesore