Norvegjia rrit masat për të përballuar valën e refugjatëve ukrainas
2023-10-26 15:22:35

Foto nga VCG

Qeveria norvegjeze po merr masa të reja për të ndihmuar numrin në rritje të refugjatëve ukrainas në vend të gjejnë strehim dhe punësim.

“Pas verës, mbërritjet e ukrainasve në Norvegji janë rritur dhe në tetë javët e fundit kanë mbërritur më shumë këtu sesa në vendet e tjera nordike së bashku”, - tha Emilie Enger Mehl, ministre e Drejtësisë dhe Sigurisë Publike.

Më shumë se 65.000 ukrainas të zhvendosur kanë kërkuar strehim në Norvegji që nga fillimi i konfliktit Rusi-Ukrainë në vitin 2022, me rreth 29.000 të ardhur vetëm këtë vit. Kjo ka tendosur burimet në komuna, veçanërisht në fusha të tilla si strehimi, trajnimi gjuhësor dhe shërbimet, tha Mehl.

Drejtoria norvegjeze e Emigracionit tani planifikon të hapë 2000-3000 vende të tjera pritjeje, shkruan “Xinhua”.

Ukrainasve me arsim të mesëm të mëparshëm duhet t'u ofrohen gjithashtu të paktën 15 orë elemente pune në javë si pjesë e programit hyrës. Po ashtu, nga qeveria është propozuar një sistem digjital për arsimin në gjuhën norvegjeze. (Elona)