Hong Kongu do të ofrojë më shumë mbështetje për familjet me të sapolindur
2023-10-26 10:42:16

Foto nga VCG

Rajoni i Posaçëm Administrativ i Hong Kongu (HKSAR) do të zbatojë një sërë masash për të inkurajuar lindjen e fëmijëve.

Shefi ekzekutiv i HKSAR, John Lee, tha se një bonus prej 20.000 dollarësh të Hong Kongut (rreth 2556 dollarë amerikanë) do të sigurohet për çdo fëmijë të lindur nga prindër rezident të përhershëm në Hong Kong dhe kjo masë do të zgjasë për tre vjet, citon “Xinhua”.

Shkalla e lindjeve në Hong Kong mbetet në nivelin më të ulët. Ndërkohë, Hong Kongu ka ndër jetëgjatësinë më të madhe në botë. Përqindja e të moshuarve të moshës 65 vjeç e lart pritet të rritet nga 20 për qind e popullsisë së Hong Kongut në gati një të tretën deri në fund të dekadës së ardhshme. (Elona)