Foto nga VCG
Gjykatat kineze përfunduan rreth 23.51 milionë çështje në nëntë muajt e parë të vitit 2023, 6.67 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2022, njoftoi Gjykata e Lartë e vendit, citon “Xinhua”.
Gjykatat në mbarë vendin pranuan gjithsej 25.79 milionë çështje nga janari në shtator, një rritje prej 9.12 për qind nga viti i kaluar, sipas Gjykatës së Lartë Popullore.
Gjykatat ndërmjetësuan 11.83 milionë çështje përpara procedurave gjyqësore nga janari deri në shtator, 26.58 për qind më shumë se në vitin 2022.
Po ashtu, më shumë raste në lidhje me të drejtat e pronësisë intelektuale u pranuan nga gjykatat gjatë periudhës. Ndër to, rastet e mosmarrëveshjeve për kontratat e patentave dhe rastet e mosmarrëveshjeve mbi pronësinë dhe shkeljen e patentave të pranuara në nëntëmujor janë rritur përkatësisht me 42 për qind dhe 27 për qind nga viti i kaluar. (Elona)