Foto nga VCG
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka përsëritur thirrjen për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjitha pengjeve të mbajtura në Gaza.
Në kuadër të 78-vjetorit të hyrjes në fuqi të Kartës së OKB-së, Guterres u ndal te situata kritike mes Izraelit dhe Hamasit, duke u shprehur se ankesat e popullit palestinez nuk mund të justifikojnë sulmet e tmerrshme të Hamasit dhe se këto sulme nuk mund të justifikojnë ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez, citon “RTSH”.
Kjo deklaratë pasoi fjalimin në takimin e posaçëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për krizën në Lindjen e Mesme, ku Guterres u shpreh se sulmet e Hamasit kundër Izraelit nuk erdhën nga hiçi dhe se populli palestinez i është nënshtruar pushtimit mbytës për 56 vjet.
Kjo deklaratë e tij ngjalli zemërimin e Izraelit dhe ambasadori izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan, kërkoi dorëheqjen e Antonio Guterresit. (Elona)