OBSH-ja përsërit paralajmërimet për mungesë të ujit në Gaza
2023-10-26 15:06:57

Foto nga VCG

Organizata Botërore e Shëndetësisë përsëriti paralajmërimet e saj për situatën e rëndë në Rripin e Gazës, duke theksuar një mungesë të madhe të ujit pasi territori palestinez me popullsi të dendur ka qenë nën rrethim për më shumë se dy javë.

Drejtori rajonal, Rick Brennan, tha se OBSH-ja vlerëson se kanë mbetur vetëm 3 litra ujë për frymë në ditë, ndërsa kërkesa minimale për frymë është 15 litra, për të pirë, për gatim dhe higjienë personale, bën të ditur “ATSH”.

Izraeli iu përgjigj sulmit terrorist nga Hamasi duke vendosur një rrethim të plotë në Gaza, me bombardime të rënda që deri tani kanë vrarë më shumë se 5000 persona, sipas autoriteteve palestineze.

Këto shifra nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur. (Elona)