Kina fton astronautët e huaj për të marrë pjesë në misionin e zbritjes në Hënë
2023-10-26 11:31:06

Foto nga VCG

Kina po bën të gjitha përpjekjet për të realizuar zbritjen me astronautë në Hënë deri në vitin 2030 dhe do të ftojë astronautët nga vendet e tjera për të marrë pjesë në mision, njoftoi të mërkurën Agjencia e Fluturimeve Hapësinore me Astronautë e Kinës (CMSA). 

Ndërsa misioni i zbritjes në Hënë përparon dhe kur "të përmbushen kushtet e nevojshme", "ne do të ftojmë astronautë të huaj, si sot, të marrin pjesë në misionin e zbritjes në Hënë, për të eksploruar së bashku universin e gjerë," tha Lin Xiqiang, zëvendësdrejtor i CMSA-së.

Ai u bëri ftesë dhe mirëpriti të gjitha vendet dhe rajonet e angazhuara për përdorimin paqësor të hapësirës të bashkëpunojnë dhe të marrin pjesë në misionet e stacionit hapësinor të Kinës. 

Kina tani ka një stacion hapësinor me astronautë pranë Tokës, një sistem të plotë transporti vajtje-ardhje me astronautë dhe një sistem të konsoliduar të përzgjedhjes, stërvitjes e mbështetjes së astronautëve dhe është në gjendje të kryejë misione të rregullta me astronautë dy herë në vit, u shpreh Lin.