Foto nga VCG
Provinca Zhejiang e Kinës lindore synon të bëjë hapa të fuqishëm për të zhvilluar industrinë digjitale dhe për të transformuar industritë me teknologji digjitale, u bë e ditur në një konference mbi zhvillimin me cilësi të lartë të industrializimit dhe prodhimit të përparuar, përcjell “Xinhua”.
Midis një sërë përpjekjesh, provinca synon që deri në vitin 2027 të ndërtojë edhe mbi 300.000 stacione bazë 5G dhe të krijojë 1200 fabrika inteligjente. Gjatë kësaj periudhe, Zhejiang do të përshpejtojë gjithashtu zhvillimin e softuerëve të nivelit të lartë, internetit inteligjent të gjërave, inteligjencës artificiale, informatikës së avancuar dhe burimeve të të dhënave.
Deri në vitin 2027, vlera e shtuar e industrive kryesore në ekonominë digjitale pritet të arrijë në 1.6 trilionë juanë (rreth 222.9 miliardë dollarë amerikanë). (Elona)