foto nga Xinhua
Për të thelluar bashkëpunimin bujqësor me Kinën, Shtetet e Bashkuara duhet të ndalojnë politizimin e çështjeve ekonomike ose abuzimin me konceptin e sigurisë, tha ambasadori kinez në Shtetet e Bashkuara Xie Feng, në përgjigje të urdhrit të fundit të shtetit të Arkansasit që një kompani kineze të shesë tokën bujqësore që ka në këtë shtet.
Në Forumin e Tregtisë Bujqësore të Qëndrueshme dhe Ceremoninë e Nënshkrimit të Kontratave Kinë-ShBA të mbajtur në Des Moines, kryeqendra e shtetit të Ajovës të hënën, ambasadori kinez vuri në dukje se kohët e fundit, një kompani e njohur bujqësore ndërkombëtare u urdhërua nga një shtet i ShBA-së për të shitur tokën bujqësore që kishte zotëruar për 35 vjet.
Kompania ka punësuar 4 000 amerikanë dhe u ka shërbyer fermerëve amerikanë të mbi 40 shteteve me teknologji bujqësore të përparuar. Ajo jep në vit paga me një vlerë të përgjithshme prej rreth 510 milionë dollarësh dhe blen 2 miliardë dollarë mallra dhe shërbime. Gjatë 53 vjetëve të fundit të funksionimit të vet në Shtetet e Bashkuara, ajo kurrë nuk ka përbërë rrezik të sigurisë kombëtare, por tani është subjekt i shtypjes së paarsyeshme thjesht sepse është blerë nga një kompani kineze gjashtë vjet më parë, tha Xie.
"Përfytyroni si do të ndiheshin qeveria dhe populli amerikan po t'i ndodhte një diskriminim dhe trajtim i tillë i padrejtë një kompanie amerikane që investon diku tjetër, e cila rrezikon të dëbohet në çdo kohë, pa marrë parasysh kontratën? A ka ndonjë respekt bazë për frymën e kontratës, rregullat e tregut dhe lojën e ndershme?" u shpreh ai. (Artan)