“Global Gateway”, von der Leyen: BE do të ofrojë 66 miliardë euro investime
2023-10-26 15:41:35

Foto nga VCG

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se përmes iniciativës “Global Gateway”, BE-ja është zotuar se do të ofrojë 66 miliardë euro për projekte që synojnë ndryshimin.

“Nga këto, gjysma janë grante që nuk duhet të kthehen nga vendet partnere”, tha Von der Leyen duke iu drejtuar partnerëve nga Amerika Latine, Karaibet, Lindja e Mesme, Azia, Paqësori dhe Afrika Subsahariane, në forumin e “Global Gateway” në Bruksel, citon “ATSH”.

Sipas saj, në këtë forum do të ketë dhe nënshkrime me vlerë qindra milionë euro.

Nisma “Global Gateway” është një strategji mbarëbotërore e lançuar nga Bashkimi Evropian, për të investuar në projekte infrastrukturore dhe për të krijuar partneritete ekonomike, bazuar në parime të caktuara. (Elona)