Xi uron Noboan për zgjedhjen si president i Ekuadorit
2023-10-26 21:22:11

foto nga CFP

foto nga CFP

Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi të martën një mesazh urimi Daniel Noboas për zgjedhjen e tij si president i Republikës së Ekuadorit. 

Në mesazh, Xi tha se Ekuadori është një vend i rëndësishëm në Amerikën Latine.

Që nga vendosja e lidhjeve diplomatike 43 vjet më parë, të dy vendet kanë pasur shkëmbime të ngushta të nivelit të lartë, besim të ndërsjellë politik të thellë, rezultate të frytshme nga bashkëpunimi në fusha të ndryshme dhe një miqësi të thellë tradicionale, u shpreh ai. 

Duke vënë në dukje që i jep rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Ekuador, Xi tha se është i gatshëm të punojë me presidentin e zgjedhur Noboa për të pasuruar vazhdimisht partneritetin e gjithanshëm strategjik  Kinë-Ekuador dhe për të sjellë më shumë përfitime për të dy popujt. (Artan)