Kina rishikon ligjin për të mbrojtur më mirë mjedisin detar
2023-10-26 15:16:35

Foto nga VCG

Ligjvënësit kinezë votuan të martën për të miratuar një ligj të rishikuar për mbrojtjen e mjedisit detar, i cili do të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.

I përbërë nga nëntë kapituj, ligji i rishikuar rishtazi thekson prioritizimin e mbrojtjes dhe trajtimin e problemeve në burimin e tyre, si dhe koordinimin e aktiviteteve në tokë dhe në det për të mbrojtur mjedisin e oqeanit, shkruan “Xinhua”.

Ligji i rishikuar specifikon përgjegjësitë e departamenteve dhe lokaliteteve përkatëse, si dhe nënvizon mbrojtjen e biodiversitetit detar, me dispozita të përmirësuara.

Me fokus në çështjet urgjente me të cilat përballet mjedisi detar, ligji thekson gjithashtu kontrollin e rreptë mbi ndotjen.

Ai ndalon aktivitete të tilla si hedhja, grumbullimi dhe asgjësimi i mbetjeve të ngurta në breg dhe kërkon që të merren masa për të parandaluar derdhjen e mbetjeve të ngurta në det. (Elona)