CMG dhe WIPO arrijnë marrëveshjen e bashkëpunimit
2023-10-26 21:00:56

Grupi Mediatik i Kinës (CMG) dhe Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO) nënshkruan të enjten dokumentin e bashkëpunimit në Gjenevë.

Të dyja palët do të zhvillojnë bashkëpunim në forcimin e mbrojtjes e të promovimit të pronësisë intelektuale dhe në zhvillimin e shkëmbimeve ndërkombëtare.

Kryetari i CMG-së Shen Haixiong dhe sekretari i përgjithshëm i WIPO-s Daren Tang nënshkruan dokumentin në emër të organizatave të tyre.

Në ceremoninë e nënshkrimit mori pjesë edhe përfaqësuesi i Kinës në Zyrën e OKB-së në Gjenevë Chen Xu. (Wang Lei/ Artan)