Kina synon zhvillimin e industrisë sportive në natyrë
2023-10-26 11:07:20

Foto nga VCG

Kina synon të zhvillojë sportet në natyrë në një industri prej 3 trilionë juanësh (rreth 418 miliardë dollarë amerikanë) deri në vitin 2025, sipas një plani veprimi të publikuar nga qeveria të martën.

Plani i veprimit, i cili mbulon periudhën nga viti 2023 deri në vitin 2025, synon të nxisë ndërtimin e objekteve sportive në natyrë dhe të përmirësojë shërbimet sportive në natyrë, citon “Xinhua”.

Plani propozon që deri në vitin 2025, objektet sportive të sapondërtuara në natyrë dhe cilësia e shërbimeve do të jenë në gjendje të plotësojnë në mënyrë efektive kërkesën publike, pasi më shumë grupe të popullsisë përfshihen në aktivitete sportive në natyrë. Ndërkohë, ngjarjet sportive në natyrë do të pasurohen më tej dhe politikat përkatëse të mbikëqyrjes së sigurisë të vendit do të përmirësohen.

Plani i veprimit identifikoi shumë detyra specifike që do të kryhen gjatë tre viteve të ardhshme. Këto detyra përfshijnë promovimin e zhvillimit të gjelbër duke shfrytëzuar siç duhet burimet natyrore, ndërtimin e parqeve sportive dhe një sistemi kombëtar të shtigjeve dhe përmirësimin e objekteve për një gamë të gjerë aktivitetesh në natyrë, si sportet në akull dhe dëborë, sportet malore, sportet ujore dhe kampingjet. (Elona)