Li: Bashkëpunimi Kinë-Rusi nuk drejtohet kundër ndonjë pale të tretë
2023-10-26 11:19:54
Foto nga Xinhua
Bashkëpunimi Kinë-Rusi nuk drejtohet kundër asnjë pale të tretë dhe as nuk do të pengohet nga ndonjë palë e tretë, u shpreh të mërkurën kryeministri kinez Li Qiang.
Foto nga VCG
Të dy palët e kryejnë bashkëpunimin dypalësh me qëllim që të përfitojnë popujt e tyre, të nxisin zhvillimin global dhe të ruajnë drejtësinë e barazinë, tha Li në takimin me homologun e vet rus Mikhail Mishustin në kryeqytetin e Kirgizistanit Bishkek, ku të dy kryeministrat ndodhen për të marrë pjesë në Mbledhjen e 22-të të Këshillit të Krerëve të Qeverive të Shteteve Anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.
Foto nga VCG
Lajmet Kryesore