Mjekët ngrenë alarmin: Mbi 2 mijë fëmijë të vrarë në Gaza
2023-10-25 15:02:02
Foto nga VCG
Agjencitë e ndihmave kanë bërë thirrje për një armëpushim në Gaza, pasi mjekët paralajmëruan se një bllokadë izraelite ndaj karburantit do të bënte që shumë foshnja dhe njerëz të plagosur në spitale të vdesin.
Sipas tyre, të paktën 2000 fëmijë në Gaza janë vrarë në javët e fundit, shkruan “Panorama”.
Izraeli ka intensifikuar bombardimet në Rripin e Gazës, ndërsa ministri i tij i Mbrojtjes, Yoav Gallant, deklaroi të hënën se vendi po përgatitet për një operacion shumëpalësh mbi grupin militant Hamas që kontrollon Gazën nga ajri, toka dhe deti.
Udhëheqja izraelite është zotuar të zhdukë Hamasin si përgjigje ndaj sulmeve terroriste të 7 tetorit. (Elona)
Lajmet Kryesore