“Vera e fortë përputhet me karakterin e qytetit Yinchuan, i ngrohtë dhe i drejtpërdrejtë. Pasi kalon grykën, më vjen ëmbëlsia dehëse. Një shije e tillë më shton kureshtjen për tokën që prodhon këtë verë,” tha Giovanni Moreddu, një drejtues italian programesh televizive.
Zona lindore buzë malit Helan u përfshi në revistën "Harta botërore e verës". Kjo zonë e re e prodhimit të verës me histori prej vetëm mbi dhjetë vjetësh, ka sot afro 40 mijë hektarë vreshta me rrush për verë dhe mbi 200 prodhues vere, falë pozitës së artë në 38 gradë gjerësi veriore gjeografike
Sipas Zhang Wenzhong-ut, drejtorit për mbjelljen e rrushit të prodhuesit të verës "Chateau Walphon", në të kaluarën në tokën e fabrikës së tyre kishte vetëm gurë. "Gurët gjenden mbi tokë, por edhe nën tokë. Në këtë shkretëtirë rritej vetëm bari. Edhe pse kanë kaluar 11 vjet, kur lëvrojmë tokën, dalin prapëseprapë gurë."
Moreddu u habit shumë kur mori vesh se zhvillimi i vrullshëm i industrisë së verës në qytetin Yinchuan ka ardhur nga "një shkretëtirë".
Pavarësisht nga mjedisi i ashpër, Zhang dhe kolegët e tij përballën me guxim vështirësitë e krijuara nga gurët. Ata shoshën dheun për të hequr gurët, pastaj sheshuan tokën dhe hapën gropa për mbjelljen e fidanëve të rrushit.
Moreddu ka kureshtje pse duhej të kultivonte rrush në një tokë aq të shkretë?
Zhang-u iu përgjigj se atje ka mjedis dhe temperaturëtë përshtatshme për rrushin. Për zhvillimin ekonomik dhe për përmirësimin e jetesës, ata filluan të provonin mbjelljen e rrushit para 30 vjetëve.
Me përpjekjet e një brezi, sot në zonën lindore buzë malit Helan, një shkretëtirë prej 2.3 mijë hektarësh u shndërrua në oazë me rrush.
Në këtë vend që ishte pa gjallëri, banorët e kanë ndryshuar mjedisin e vështirë. Moreddu flet me shumë ndjenja: "Mendoj se ky vend i lëshon botës një sinjal pozitiv për trajtimin e mjedisit të keq të ekzistenës. Ky është një sinjal plot shpresa." (Wang Lei/ Artan)