CMG-ja nis programin e bashkëpunimit kinematografik-televiziv për 60-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Kinë-Francë
2023-10-25 11:12:09

foto nga CMG

foto nga CMG

foto nga CMG

foto nga CMG

Për të konkretizuar konsensusin mes kryetarit të shtetit të Kinës Xi Jinping dhe presidentit të Francës Emmanuel Macron, Grupi Mediatik i Kinës (CMG) zhvilloi të martën në Paris ceremoninë e nisjes së programit të bashkëpunimit kinematografiko-televiziv  “Me zemër të përbashkët, për të ardhme të përbashkët” për 60-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Kinë-Francë. Në këtë ceremoni u shpallën zyrtarisht projektet e prodhimeve kinematografike e televizive mes CMG-së dhe mediave kryesore e institucioneve përkatëse franceze.

foto nga CMG

foto nga CMG

foto nga CMG

foto nga CMG

foto nga CMG

foto nga CMG

Drejtori i CMG-së Shen Haixiong tha në fjalimin e rastit se gjatë 59 vjetëve të kaluar, Kina dhe Franca kanë thelluar vazhdimisht bashkëpunimin miqësor në ekonomi, politikë dhe kulturë. “Sot, CMG-ja dhe shumë media e institucione kryesore franceze, si Grupi i Televizioneve i Francës, kanë nisur shumë programe të bashkëprodhimit kinematografik e televiziv, duke u paraqitur shikuesve momente të rëndësishme të marrëdhënieve kino-franceze. Shpresojmë që një sërë veprash me cilësi të lartë të krijojnë ura më të forta mes dy popujve,” tha Shen. (Jiang Lei)