Emmer heq dorë nga kandidatura për kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve
2023-10-25 16:18:31
Foto nga VCG
Ligjvënësi Tom Emmer hoqi dorë të martën nga kandidatura për kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve, vetëm pak orë pasi mori emërimin nga kolegët e tij republikanë, duke vazhduar përplasjet e brendshme partiake që kanë paralizuar Kongresin për më shumë se tre javë, tha një përfaqësues republikan.
Republikani Emmer, që ka postin e tretë më të rëndësishëm në Dhomën e Përfaqësuesve, siguroi emërimin pas pesë raundesh votimi, por dukej se kishte të paktën 20 vota më pak se 217 të nevojshme për të marrë detyrën e kryetarit, thanë ligjvënësit. Ai u largua befas nga një takim për emërimin e tij, duke kaluar përkarshi gazetarëve dhe u largua nga ndërtesa pa iu përgjigjur pyetjeve të shtypit.
Lajmet Kryesore