Foto nga VCG
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) do të mbajë seanca dëgjimore publike për të lejuar palët të japin pikëpamjet e tyre mbi pasojat ligjore të pushtimit të territoreve palestineze nga Izraeli dhe më pas do të nxjerrë një opinion ligjor jodetyrues.
GJND-së iu kërkua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në dhjetor të jepte pikëpamjen e saj mbi konfliktin e vazhdueshëm midis Izraelit dhe palestinezëve, shkruan “RTSH”.
Seancat dëgjimore në Hagë do të fillojnë më 19 shkurt. Kërkesa për të ashtuquajturin opinion këshillimor ishte bërë përpara sulmit të Hamasit të këtij muaji ndaj Izraelit, kështu që opinioni i GJND-së do të fokusohet vetëm në okupimin izraelit.
Rezoluta kaloi në Asamblenë e Përgjithshme me 87 vota pro. Izraeli, SHBA-ja dhe 24 anëtarë të tjerë votuan kundër, ndërsa 53 abstenuan. (Elona)