Studimi: Shkrirja e shpejtë e akujve në Antarktidën perëndimore është e pashmangshme
2023-10-25 14:23:22

Foto nga VCG

Shkrirja e shpejtë e akullit të Antarktidës perëndimore tani mund të jetë e pashmangshme, pasi ngrohja globale e shkaktuar nga njeriu po përshpejtohet me implikime potencialisht shkatërruese për rritjen e nivelit të detit në mbarë botën, citon “RTSH” një studim të ri.

Edhe nëse bota përmbush objektivat ambicioze për të kufizuar ngrohjen globale, Antarktida perëndimore do të përjetojë ngrohje të konsiderueshme të oqeaneve dhe shkrirje të akullit.

Ndërsa ka pasur prova në rritje se humbja e akullit në Antarktidën perëndimore mund të jetë e pakthyeshme, ka pasur pasiguri se sa mund të parandalohet përmes politikave klimaterike.

Studiuesit analizuan shkallën e ngrohjes së oqeanit dhe shkrirjes së akullit nën skenarë të ndryshëm të ndryshimeve klimaterike.

“Duket se ne mund të kemi humbur kontrollin e shkrirjes së akullit të Antarktidës perëndimore gjatë shekullit të 21-të”,- shkruhet në studim.

Antarktida perëndimore është tashmë kontribuuesi më i madh i kontinentit në rritjen globale të nivelit të detit dhe ka mjaftueshëm akull për të rritur nivelin e detit mesatarisht me 5.3 metra. (Elona)