Kina shënon rënie në raportimet e rasteve kriminale
2023-10-25 15:14:47

Foto nga VCG

Falë fushatave të policisë kineze për të goditur krimet dhe shkeljet e tjera, numri i thirrjeve në polici në mbarë vendin që raportonin raste të dyshuara kriminale ishte dukshëm më i ulët këtë verë sesa gjatë verës së vitit të kaluar, sipas Ministrisë së Sigurisë Publike.

Ministria nisi disa raunde të fushatave speciale kundër të gjitha llojeve të krimeve dhe kundërvajtjeve në mbarë vendin midis 25 qershorit dhe 30 shtatorit, me rezultatin që krimet e raportuara gjatë periudhës ishin 13.8 për qind më të ulëta se në të njëjtën periudhë të vitit 2022, sipas Administratës së Sigurisë Publike të ministrisë, citon “Xinhua”.

Më shumë se 566.000 raste penale dhe mbi 2 milionë raste të kundërvajtjeve u zgjidhën gjatë kësaj periudhe, me gjithsej 975.000 të dyshuar të ndaluar.

Në nëntë muajt e parë të vitit, forcat e policisë kanë trajtuar rreth 114 mijë raste të krimeve ekonomike dhe mbi 4600 raste të krimit të kontrabandës, si dhe kanë zgjidhur 28 mijë raste të shkeljes së të drejtave të pronësisë intelektuale dhe falsifikimit, sipas dokumenteve të publikuara në konferencën për shtyp. (Elona)