Përfundon në Kinën jugperëndimore kulla kryesore e urës më të lartë në botë
2023-10-25 11:54:08

Foto nga Xinhua 

Kulla e fundit kryesore e urës së madhe të kanionit Huajiang përfundoi të martën në provincën Guizhou të Kinës jugperëndimore, duke shënuar një moment historik në ndërtimin e urës më të lartë në botë. Me një lartësi të projektuar prej 625 metrash, ura e kanionit të madh Huajiang do të jetë më e larta në botë pasi të përfundojë në 2025-n. Ura 2890 metra e gjatë ndodhet në qarkun autonom Bouyei-Miao të Guanling dhe është pjesë e një autostrade që lidh rrethin e posaçëm Liuzhi të qytetit Liupanshui dhe qarkun Anlong të prefekturës autonome Bouyei-Miao të Qianxinan, provinca Guizhou, bën të ditur “Xinhua”.

Wang Chaoguo, një menaxher projekti, tha se u deshën më shumë se 670 ditë për të përparuar nga ndërtimi i themelit të shtyllës deri në mbulimin e kullave kryesore dhe ekipi do të vazhdojë të punojë në superstrukturën e urës.

Ura do të shkurtojë kohën që duhet për të kaluar kanionin nga 70 minuta në rreth një minutë, gjë që do të ndihmojë në nxitjen e zhvillimit social dhe ekonomik lokal, si dhe rigjallërimin rural.

E vendosur mes maleve dhe grykave, Guizhou ka gati gjysmën e 100 urave më të larta në botë. (Elona)