Foto nga VCG
Departamentet e emigracionit në të gjithë Kinën inspektuan 123 milionë hyrje dhe dalje kufitare në tremujorin e tretë të këtij viti, një rritje prej 454.4 për qind në bazë vjetore, njoftoi Administrata Kombëtare e Emigracionit në një konferencë për shtyp në Pekin.
Sipas të dhënave, 61.69 milionë nga totali i kalimeve janë bërë nga banorët e pjesës kontinentale, ndërsa 50.18 milionë kalime janë bërë nga banorë nga Rrajonet e Posaçme Administrative të Hong Kongut dhe Makaos dhe Tajvanit, shkruan “Xinhua”.
Gjithsej 4.66 milionë pasaporta të zakonshme janë lëshuar nga korriku deri në shtator, duke shënuar një rritje prej 1356.3 për qind nga viti i kaluar, tha administrata.
Të dhënat treguan se në tremujorin e tretë të vitit janë dhënë 608 mijë viza për shtetas të huaj, një rritje vjetore prej 268.5 për qind, duke arritur në të njëjtin nivel me 2019-n. (Elona)