Foto nga VCG
Presidenti francez, Emmanuel Macron, bëri thirrje që mos të zgjerohet konflikti midis Izraelit dhe lëvizjes islamike palestineze Hamas. Objektivi tjetër i rëndësishëm, sipas tij, është lirimi i pengjeve të mbajtura në Gaza, citon “ATSH”.
“Mendoj se është detyra jonë t’i luftojmë këto grupe terroriste, pa konfuzion dhe pa e zgjeruar konfliktin. Unë dua që ju të jeni të sigurt se nuk jeni vetëm në këtë luftë kundër terrorizmit”,- siguroi presidenti Macron, në takimin të martën me homologun e tij izraelit, Isaac Herzog.
“Unë dua që ju të dini se ne qëndrojmë me ju dhe do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të sjellë paqe, siguri dhe stabilitet në vendin tuaj dhe në të gjithë rajonin. Ajo që ndodhi patjetër nuk do të harrohet kurrë dhe ne do të jemi këtu, sot, nesër dhe pasnesër, duke mbështetur paqen dhe stabilitetin, sepse këta njerëz u vranë vetëm sepse ishin hebrenj dhe donin të jetonin në paqe”,- shtoi Macron. (Elona)