Kryevepra nga muzeu italian ekspozohen në Jiangsu të Kinës
2023-10-25 14:20:09

Foto nga Xinhua

Një ekspozitë me kryevepra nga Muzeu Arkeologjik Kombëtar i Napolit në Itali është hapur për publikun në provincën Jiangsu të Kinës Lindore.

Ekspozita “Një perandori për artin: kryevepra nga Muzeu Arkeologjik Kombëtar i Napolit”, debutoi në qytetin Suzhou të hënën.

E mbajtur në Muzeun e Wu-së, ekspozita do të zgjasë deri më 29 shkurt 2024.

Ekspozita shfaq relikte përfaqësuese të qytetërimit të lashtë romak, duke përfshirë koleksionin e familjes Farnese në Itali dhe relikte të çmuara kulturore të zbuluara nga sitet e Herculaneum dhe Pompei, përmes 98 objekteve të skulpturës, argjendit, qelqit, afreskeve dhe artit mozaik, shkruan “Xinhua”.

Muzeu Arkeologjik Kombëtar i Napolit është një nga muzetë më të njohur në Itali. Ekspozita synon t'u tregojë vizitorëve aspekte të ndryshme të qytetërimit të lashtë romak përmes portreteve, përdorimit të ngjyrave dhe elementeve të tjera. (Elona)