Industria farmaceutike në Kinë raporton rritje mesatare vjetore të të ardhurave prej 9.3 për qind
2023-10-25 15:13:13

Foto nga VCG

Industria farmaceutike në Kinë ka regjistruar rritje të të ardhurave të saj kryesore të biznesit me një mesatare vjetore prej 9.3 për qind që nga fillimi i periudhës së Planit të 14-të Pesëvjeçar (2021-2025), njoftoi Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit.

Fitimet e kombinuara të sektorit janë rritur me një mesatare vjetore prej 11.3 për qind, tha në një konferencë shtypi zyrtari i MIIT, He Yaqiong.

Të dhënat tregojnë se mesatarja vjetore e investimit në kërkim dhe zhvillim ka kaluar 20 për qind, bën të ditur “Xinhua”.

Ministria do të lehtësojë krijimin e një platforme prodhuese bashkëpunuese, inovative për zinxhirin industrial farmaceutik. Ministria do të mbështesë gjithashtu krijimin e një instituti kërkimor të zinxhirit industrial farmaceutik me shoqatat e industrisë, ndërmarrjet kryesore dhe institucionet kërkimore të përfshira, tha zyrtari.

Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit do të presë një konferencë mbi zhvillimin e industrisë farmaceutike të Kinës nga 17 deri më 19 nëntor. (Elona)