Misioni i anijes kozmike "Shenzhou-17" kryen provën përfundimtare, gati për lëshimin
2023-10-24 22:00:47

Anija kozmike me astronautë "Shenzhou-17" dhe raketa mbartëse "Marshimi i Madh-2F" në zonën e lëshimit të Qendrës së Lëshimit të Satelitëve Jiuquan të Kinës Veriperëndimore, 19 tetor 2023/ Agjencia e Fluturimeve Hapësinore me Astronautë e Kinës

Anija kozmike me astronautë e Kinës "Shenzhou-17" është gati për lëshim, pas kryerjes së një prove të përbashkët dhe të gjithanshme të martën para lëshimit.

Tre astronautët e këtij misioni kanë mbërritur në vendin e lëshimit, por emrat e tyre nuk janë publikuar ende. Ata kanë kryer aktivitete fizike e qetësim psikologjik, janë njohur me dokumentet dhe planet e fluturimit, kanë zbatuar programe të ndryshme stërvitore dhe kanë marrë pjesë në provë.

Ata do të mirëpriten nga ekuipazhi i anijes kozmike "Shenzhou-16" në stacionin hapësinor. (Wang Lei/ Artan)