Paris, CMG-ja dhe FFT-ja nënshkruajnë memorandumin e bashkëpunimit
2023-10-24 16:15:53

foto nga CMG

foto nga CMG

Të hënën në Paris, Grupi Mediatik i Kinës (CMG) dhe Federata e Tenisit e Francës (FFT) nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit, duke arritur konsensus mbi promovimin e përbashkët të sportit të tenisit, thellimin e bashkëpunimit në transmetimin e ndeshjeve të tenisit dhe eksplorimin e zhvillimit të sektorit mediatik dhe sportiv. Drejtori i CMG-së Shen Haixiong dhe presidenti i FFT-së Gilles Moretton firmosën memorandumin e bashkëpunimit.

foto nga CMG

foto nga CMG

Sipas këtij dokumenti, dy palët kanë arritur konsensus për të drejtën e autorit të aktiviteteve në periudhën 2024-2028, do të promovojnë bashkë turneun “France Open”, do të kërkojnë mundësi bashkëpunimi në kuadër të 60-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Kinë-Francë, do t'u kushtojnë vëmendje veprimtarive rinore dhe do të nxisin bashkëpunimin afatgjatë në sektorin sportiv. (Jiang Lei)

foto nga CMG

foto nga CMG