Foto nga VCG
Partia Popullore e djathtë ka konsoliduar pozicionin e vet si grupimi politik më i madh në Zvicër, duke fituar gati 29% të votave në zgjedhjet federale të së dielës, njofton “RTSH”.
Ndryshimet klimaterike, sistemi shëndetësor dhe emigracioni ishin temat kryesore para procesit zgjedhor.
Populistët (SVP) bënë fushatë kundër emigracionit dhe lëvizjes së viteve të fundit kundër paragjykimit dhe diskriminimit, duke mundur socialistët (SP), të cilët siguruan vendin e dytë në Dhomën e Ulët të Parlamentit, apo vetëm 17% të votave.
“Situata në Zvicër është serioze: kemi emigrim në masë, kemi probleme të mëdha me njerëzit që kërkojnë azil. Situata me sigurinë nuk është më e njëjta dhe tani është detyra e SVP-së të përmirësojë gjendjen për qytetarët zviceranë”,- tha Tomas Eski kreu i grupit parlamentar të SVP-së.
Partia e Qendrës (Mitte) dhe ajo Liberale (FDP) morën nga 14% secila.
Ndërsa, Partia e Gjelbër rezultoi humbësja e madhe, duke rënë me më shumë se 4% në 9.2%.
Votat do të shpërndahen tani në Dhomën e Ulët të Parlamentit, i njohur si Këshilli Kombëtar, i përbërë nga 200 vende dhe 46 vende janë parashikuar për Dhomën e Lartë, Këshillin e Shteteve.
Pjesëmarrja në zgjedhjet e së dielës ishte 46.6 për qind, 1.5% më shumë se katër vite më parë. (Fatosi)