Kina paraqet notë proteste kundër anijeve filipinase që shkelin Ren'ai Jiao
2023-10-24 10:41:34

Foto nga VCG

Ambasada e Kinës në Manila paraqiti të hënën një notë proteste të ashpër kundër anijeve filipinase që shkelën Ren'ai Jiao të dielën, duke u kërkuar Filipineve që të tërhiqnin anijen luftarake të paligjshme në Detin e Kinës Jugore, njofton “CGTN”.

Kina u bëri thirrje edhe një herë Filipineve që të ndalojnë nxitjen e telasheve në det, sulmimin dhe shpifjen e pabazë ndaj Kinës, tha Zhou Zhiyong, zëvendësshefi i Misionit dhe ministër këshilltar i Ambasadës kineze në Filipine, gjatë takimit me një zyrtar të lartë nga Departamenti i Punë të Jashtme në Manila. (Fatosi)