Kamionë me ndihma humanitare hyjnë në Gaza
2023-10-24 12:01:21
Foto nga VCG
Pas miratimit të qeverisë izraelite, 14 kamionë me ndihma humanitare kaluan të dielën në mbrëmje nga Egjipti në Gaza përmes vendkalimit Rafah, pasi u inspektuan nga sigurimi izraelit, njofton “ATSH”.
“Kamionët përmbanin ujë, ushqim dhe ilaçe të siguruara nga OKB-ja për palestinezët e zhvendosur në jug të Gazës”, tha zëdhënësi ushtarak, Daniel Hagari.
“Izraeli do të sigurojë që kjo ndihmë mos të përfundojë në duart e Hamasit”, shtoi ai.
Ai konfirmoi se Izraeli vazhdon të kundërshtojë furnizimin me karburant për Gazën. (Fatosi)
Lajmet Kryesore