Hamasi liron dy gra izraelite
2023-10-24 15:36:04

Foto nga VCG

Dy gra izraelite të cilat u liruan nga grupi militant i Hamasit janë transferuar tek ushtria izraelite, tha zyra e kryeminstrit të Izraelit përmes një deklarate të publikuar të hënën. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq konfirmoi më parë lirimin e pengjeve, që militantët e Hamasit po i mbanin në Rripin e Gazës. Kjo është hera e dytë që grupi militant palestinez liron pengje të rrëmbyera gjatë sulmit të përgjakshëm të 7 tetorit në Izrael.