Kina pritet të ketë prodhim më të lartë të grurit në vjeshtë
2023-10-24 10:45:27

Foto nga VCG

Ministria kineze e Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale njoftoi se prodhimi i grurit të vjeshtës në vend pritet të ketë rritje krahasuar me vjet, njofton “Xinhua”.

Sipas ministrisës, shumica e rajoneve me grurë patën një ekuilibër të kënaqshëm gjatë vjeshtës, mes dritës së diellit, temperaturës dhe ujitjes, ndërsa sipërfaqja totale e mbjellë për drithërat e vjeshtës u zgjerua.

Kina pret prodhim rekord të grurit këtë vit, viti i nëntë me radhë me prodhim vjetor të grurit mbi 650 miliardë kg, sipas ministrisë. (Fatosi)