Kinë, Sektori i dërgesave përpunoi mbi 100 miliardë pako
2023-10-24 11:12:12

Foto nga VCG

Sektori i dërgesave në Kinë arriti një vëllim të pakove që i kaloi 100 miliardë, 39 ditë më herët se në vitin 2022, njofton “Xinhua”.

Sipas Zyrës Shtetërore të Postës, ky moment historik ka ardhur në mes të rritjes të vazhdueshëm të biznesit të korrierëve.

Që nga marsi, vëllimi i pakove në muaj i ka tejkaluar 10 miliardë dhe të ardhurat mujore të biznesit të sektorit kanë kaluar 90 miliardë juanë (rreth 12.54 miliardë dollarë amerikanë).

Tregu i korrierëve po sheh rritje të përshpejtuar në rajonet qendrore dhe perëndimore të vendit, me përmirësimin e infrastrukturës në të gjithë industrinë dhe promovimin e digjitalizimit, automatizimit dhe teknologjisë pa pilot, tha Xu Liangfeng, një zyrtar i Postës.

Flukset e pakove brenda dhe jashtë zonave rurale gjithashtu kanë pasur rritje, pasi më shumë produkte bujqësore po shiten në të gjithë Kinën përmes rrjetit të dërgesave ekspres, shtoi Xu. (Fatosi)