OBSH kërkon nga Izraeli që të tërheqë urdhrin e evakuimit për spitalet
2023-10-24 14:23:42

Foto nga VCG

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kërkuar nga Izraeli që të tërheqë urdhrin e evakuimit për spitalet në Gazën veriore, njofton “ATSH”.

“Ka pacientë të cilët nuk mund të zhvendosen, shumë prej tyre janë me respiratorë mekanikë, ka të porsalindur në inkubatorë, njerëz në kushte të paqëndrueshme dhe është shumë e vështirë t’i lëvizësh”, tha zëdhënësi i OBSH-së, Tarik Jasarevic.

“I bëjmë thirrje Izraelit që ta rishqyrtojë këtë urdhër. Deri më tani, katër kamionë që transportonin materiale kirurgjikale dhe veshje, si dhe ilaçe për sëmundje kronike kanë mbërritur në Gaza përmes pikës kufitare Rafah”, tha ai, duke theksuar se kjo nuk është e mjaftueshme. (Fatosi)